LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë/ Arrestohen 2 vëllezër në Dibër

2022-08-16 09:34:00, Kronika CNA
Vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë/

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar "Goods", për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Policia e Dibrës, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmet e fundit nga