LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO- Si u vodh automjeti “Range Rover” që u përdor për sulmin ndaj “Top Channel”

2023-03-28 13:27:00, Kronika CNA
VIDEO- Si u vodh automjeti “Range Rover” që u përdor
Foto ilustruese

CNA ka mundur të sigurojë pamje nga vjedhja e automjetit 'Range Rover' që u përdor për sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel një ditë më parë.

Makina iu vodh një shtetasi nga Kosova në 2020 në Tale të Lezhës.

Sipas të dhënave të policisë , shtetasi nga Kosova ishte me pushime në Lezhë ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Kujtojmë se sulmi ndaj Top Channel ndodhi në orët e para rë mëngjesit të së hënës, ku u qëlluar me breshëri plumbash ndaj godinës së Top Channel.

Si pasojë e atentatit mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Range Roveri u gjet i shkrumbuar në Golem , Kavajë dhe brenda tij u gjetën edhe kallashnikovët me të cilët autorët kishin qëlluar ndaj Top Channel.

Së fundi policia ka njoftuar të gjithë qytetarët se kushdo që jep informacion për autorët përfiton 100 mijë euro./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga