LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Kontrabandonin ilaçe/ Pas disa muajsh hetime, arrestohet tetë persona

2022-11-19 10:46:00, Kronika CNA

Video-Kontrabandonin ilaçe/ Pas disa muajsh hetime, arrestohet tetë

Operacioni policor i koduar "Veterinary", ka çuar në pranga tetë shtetas, një në kërkim dhe dhjetë të tjerë në hetim.

Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve disa mujorë për veprën penale të kontrabandës me ilaçe.

Policia njofton se janë sekuestruar rreth 100 lloje të ndryshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë të konsiderueshme monetare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Veterinary".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- D. A., 53 vjeç, C. M., 60 vjeç, D. D., 60 vjeç, F. R., 63 vjeç dhe P. V., 60 vjeç;

- F. G., 55 vjeçe, G. Sh., 49 vjeçe dhe N. D., 34 vjeç, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë”, njofton Policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga