LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U

2022-12-03 11:50:00, Kronika CNA
U
Foto Ilustruese

Xhelozia e çmendur , obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar me origjinë shqiptare të vriste partneren e tij 19-vjeçare.

Aktin kriminal ai e bëri në shtëpinë e tyre dhe më pas ka thirrur policinë dhe është dorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia.

Ai që punonte në një lokal në Troubë, sapo ishte kthyer nga puna. E njëjta gjë me 19-vjeçaren që punonte në një lokal nate në Kallithea.

Edhe një herë kanë nisur përleshjet dhe shkak, siç ka thënë vetë shqiptari në polici, ka qenë xhelozia për vajzën.

I tërbuar nga xhelozia dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht të kokainës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas asaj që tha) dhe e qëlloi dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare. 

Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti gruan pa shenja jete dhe autorin që i priste. E kanë vënë në pranga dhe e kanë dërguar në policinë e zonës./CNA.al Burimi: Protothema.gr

18:57 CRIME

Emri+Foto- E

Një shqiptar që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në dy...

Lajmet e fundit nga