LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kapen me 65 kilogramë drogë në kufi/ Arrestohen dy shqiptarë në Malin e Zi

2022-12-02 21:50:00, Kronika CNA
U kapen me 65 kilogramë drogë në kufi/ Arrestohen dy
Foto Ilustruese

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë malazeze, pasi akuzohen përe trafik lëndësh narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit A.D. 27-vjeç dhe I.D. 23 vjeç, të cilëve iu gjetën rreth 65 kilogram marijuhanë e paketuar.

Policia e Podgoricës ka njoftuar se sasia e drogës është kapur gjatë një kontrolli në mjëtin tip “Skoda” të dy shqiptarëve, me targa të Podgoricës, që po drejtohej ngfa shtetasi A.D.

Po ashtu është ndaluar edhe një automjet mallrash tip “Renault Kangoo”, që po drejtohej nga shtetasi I.D.

“Gjatë kontrollit të kamionit, policia gjeti 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Dyshihet se lënda e sekuestruar vinte nga Shqipëria./CNA.al

18:57 CRIME

Emri+Foto- E

Një shqiptar që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në dy...

Lajmet e fundit nga