LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bllokuan në

2022-08-11 19:41:00, Kronika CNA
U bllokuan në
Foto nga operacioni i shpëtimit

Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanionin e Langaricës", në Përmet. Teksa kanë qenë duke eksploruar zonën në këmbë, ata kanë ngecur në pjesën e kanionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 16:15, blutë njoftojnë se janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat "Vjosa Explorer", kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Ata i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga