LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike në Itali/ Kush është shqiptari që u vetëvra pasi qëlloi gruan me armë

2022-11-17 15:40:00, Kronika CNA

Tragjike në Itali/ Kush është shqiptari që u vetëvra

Mbrëmjen e djeshme një 18-vjeçare me origjinë marokene, është sulmuar nga bashkëshorti i saj shqiptar, por fatmirësisht ka shpëtuar nga plagët e marra.

Mediat italiane raportojnë se gruaja është qëlluar me dy plumba në gjoks dhe më pas iu nënshtrua nja oparacioni në Poliklinikën e Barit.

Mësohet se bashkëshorti i saj quhet Oltjon Sallaku, 21 vjeç. Më pas ai ka qëlluar veten me armë zjarri, menjëherë pasi qëlloi gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një debati të ashpër mes çiftit. Në çastin kur janë dëgjuar të shtënat në banesë kanë qënë vajza dy vjeçare e çiftit si dhe gjyshja nga nëna.  

21-vjeçari shqiptar punonte si shtrues pllakash në bari, ku të gjithë e njihnin si djalë të qetë, por ende nuk dihet se përse ai mbante armë në shtëpi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i zonës, i cili ka shprehur se hetimet ende vijojnë dhe se komuniteti Cassano është i tronditur.

“Komuniteti Cassano është i tronditur, ende nuk dimë shumë sepse janë hetimet në vazhdim, por Bashkia nuk kishte marrë asnjë raportim për situata kritike”.

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Cassano Delle Murge, Davide Del Re, për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në fshat, ku një i ri 21-vjeçar me origjinë shqiptare vrau veten duke qëlluar veten në kokë. pasi kishte tentuar të vriste me dy goditje në gjoks partneren e tij shumë të re 18-vjeçare. E reja është shtruar në repartin e reanimacionit të poliklinikës së Barit pasi është operuar për heqjen e plumbave dhe është në një prognozë të rezervuar. “Mendimet e mia në këto orë”, shtoi kryebashkiaku, “shkon te jeta e thyer, tek e reja e plagosur dhe tek vajza e tyre shumë e vogël”./CNA.al

Lajmet e fundit nga