LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Toyota” përplas këmbësorin/ Ndërron jetë i moshuari, “e pëson” keq shoferi

2022-11-25 20:25:00, Kronika CNA
“Toyota” përplas këmbësorin/ Ndërron jetë i
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”.

Automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan.

Fatkeqësisht ky i fundi ka ndërruar jetë pas disa orësh në spitalin e Fierit.

Për këtë aksident, blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar shoferin me iniciale P.L.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga