LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të grabisnin me armë biznesmenin në Lushnjë/ Kapet njëri prej autorëve

2023-03-26 10:49:00, Kronika CNA
Tentuan të grabisnin me armë biznesmenin në Lushnjë/ Kapet
Foto ilustruese

Ditën e djeshme u parandalua grabitja me armë e një biznesmeni në Lsuhnjë.

Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar njërin nga 3 autorët e kësaj tentative grabitjeje.

Konkretisht është kapur në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, shtetasi Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Shtetasi Bukurosh Mukja dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta persona, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Sakaq, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga