LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Maminas

2022-11-19 19:43:00, Kronika CNA
Të shtëna me armë në Maminas
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar mbrëmjen e sotme në Maminas.

Mediat me titra raportojnë se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, e cila nuk ka ende një konfirmim nga policia.

Kjo e fundit ka shkuar derjt vendngjarjes pas njoftimit të banorëve për të shtëna dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga