LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Lundër/ Qëllohet drejt një banese

2023-03-26 10:03:00, Kronika CNA
Të shtëna me armë në Lundër/ Qëllohet drejt
Foto ilustruese

Disa të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lundër.

Blutë konfirmojnë se është qëlluar drejt një banese, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur.

Nga informacionet paraprake, autori është larguar nga vendngjarja dhe nuk është identifikuar.

Blutë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ende të papërcaktuara dhe identifikimin e vënien në pranga të autorit.

“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga