LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio e 21 janarit/ Artan Hoxha: Berisha dhe Rama të japin përgjigje

2023-01-23 17:30:00, Kronika CNA

Audio e 21 janarit/ Artan Hoxha: Berisha dhe Rama të japin përgjigje

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur mbrëmjen e sotme në drejtorinë e e policisë së Tiranës për audio-regjistrimin e 21 janarit.

Në një komunikim për mediat, Hoxha tha se janë hetuesit ata që do të vlerësojnë nëse ky audio-regjistrim është një provë apo element që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ai gjithashtu deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet t’i japin një përgjigje familjarëve të personave të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë prokuroria që po heton. Me sa pashë detyra i është lënë policisë gjyqësore. Duke ndjekur fjalën e avokatit Maks Haxhia për tu veshur trashë në kohë dimri këtu, unë jam veshur me triko leshi, pallto, jam i përgatitur për të qëndruar gjatë. Çfarë ka qenë për tu bërë publike është bërë nga unë, tani mbetet në dorën e hetimit, janë ata që e vlerësojnë nëse është një provë, nëse mund të jetë një element që ndihmon grupin e hetimit për zbardhjen e 21 janarit.

Sot është fakt se edhe 12 vite mbrapa kemi 2 të vrarë në bulevard, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar dhe janë pa autorë. Sot ish kryeministri i kohës dhe kryeministri aktual duhet të japin përgjigje, ai vazhdon me variantin e vjetër, që ka dalë një Carlo Gambino prapa, që garda ka zbatuar ligjin e armëve, por mua me rezulton se garda ka ekzekutuar me urdhër qytetarë të pafajshëm. Ka vrarë qytetarë. Për sa kohë këto vrasje janë pa autorë, duhet të kemi përgjigje”, tha Hoxha./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga