LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e mbështet politika krimin?/ Beci zbulon qëllimin e organizatave

2022-12-01 22:15:00, Kronika CNA
Si e mbështet politika krimin?/ Beci zbulon qëllimin e organizatave
Ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci

Ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka treguar se krimi dhe politika kanë një evolucion të çuditshëm vitet e fundit. Sipas Becit, organizatat kriminale janë bërë pjesë e politikës duke shfrytëzuar fuqinë që kishin në zonat e tyre.

I ftuar në “Top Story”, Beci thotë se qëllimi i krimit të organizuar është të kapë politikën dhe ka raste që shtohen vit pas viti.

“Ka një evolucion të cuditshëm në vitet e funsit. Nëse më parë kishte një lloj përkrahje kriminale, duket se tashmë këto subjekte kriminale janë bërë pjesë e politikës duke shfrytëzuar fuqinë në zonat ku ishin të njohur.  Këto momente shfrytëzohen nga krimi i organzuar. Krimi i organizuar ka një qëllim të kapë politikën. Ka raste që shtohen vit pas viti. Nëse thuhej se filani do të jetë mbështetës i deputetit, vjen një moment që mbështetësi bëhet deputet”, tha Beci./ CNA.al

Lajmet e fundit nga