LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është rritur konsumi”/ Karamuço: Shoferi i një makine pastrimi doli përdorues droge

2023-03-24 16:59:00, Kronika CNA
“Është rritur konsumi”/ Karamuço: Shoferi i
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për konsumimin e lëndëve narkotike në Shqipëri, për të cilin pretendon se është rritur.

Karamuço  tha se dy javë më parë u aksidentua një makinë pastrimi dhe shoferi i mjetit rezultoi edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Kjo sipas tij tregon se është zgjeruar përdorimi i lëndëve narkotike dhe është ulur çmimi i tyre.

“Përpara disa kohësh, para dy javësh është bërë një aksident i një makine pastrimi dhe kur i janë bërë testet shoferi doli jo vetëm përdorues i alkoolit, por edhe i lëndëve narkotike. Mendoni një shofer i një makine pastrimi, i cili përdor drogë. Është rritur konsumi, domethënë është ulur çmimi”, theksoi eksperti në një intervistë me Juli Xhokaxhin./ CNA

Lajmet e fundit nga