LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndanin drogë në një qendër tatuazhesh/ I vihen prangat administratorit dhe bashkëpunëtorit

2022-09-29 16:43:00, Kronika CNA
Shpërndanin drogë në një qendër tatuazhesh/ I vihen
Foto ilustruese

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në një qendër tatuazhesh, në sajë të operacionit policor të koduar "Tattoo".

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe B.Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi 23-vjeçari administronte një qendër tatuazhesh, në rrugën "Sulejman Delvina", në të cilën kryente edhe aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me 33-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në ambientet e kësaj qendre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. Sh. kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?, duke dalë jashtë banesës.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ B.A. ? CNA.al

Lajmet e fundit nga