LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në Vlorë/ Dhëndri plagos vjehrrin dhe kunatin

2022-12-04 22:10:00, Kronika CNA
Sherr me thika në Vlorë/ Dhëndri plagos vjehrrin dhe kunatin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë e një sherri me thika, kanë mbetur të plagosur dy persona, babë e bir.

Shtetasi R.K. ka plagosur me thikë vjehrrin  e tij Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe kunatin e tij, Albion Braushi 30 vjeç.

Sipas mediave me titra, Xhevdet Braushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 30-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maj”. Ndërkohë, pritet që policia të hedhë më shumë detaje mbi ngjarjen./ CNA.al

11:50 CRIME

U

Xhelozia e çmendur , obsesionet dhe kokaina bënë që ba...

Lajmet e fundit nga