LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 21 700 paund dhe 10 000 franga në Rinas/ Në pranga dy persona

2023-02-06 16:52:00, Kronika CNA

Sekuestrohen 21 700 paund dhe 10 000 franga në Rinas/ Në pranga dy

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. 

Rastet u evidentuan në sajë të planit operacional policor të koduar “Action”, të organizuar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”. 

Mësohet se nga operacioni u sekustruan 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro. 

Konkretisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Sekuestrohen 21 700 paund dhe 10 000 franga në Rinas/ Në pranga dy

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. 

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas./ B.A. – CNA.al

Sekuestrohen 21 700 paund dhe 10 000 franga në Rinas/ Në pranga dy

Lajmet e fundit nga