LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëllohet me armë zjarri drejt godinës së “Top Channel”/ Ndërron jetë roja i objektit

2023-03-27 07:09:00, Kronika CNA

Qëllohet me armë zjarri drejt godinës së “Top

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në ambientet e “Top Channel” në Mëzezë.

Policia bën me dije se rreth orës 01:00 është qëlluar me armë drejt ambienteve të televizionit dhe si pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit.

Mësohet se viktima është 60-vjeçari me iniciale P.K, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve./CNA

 

Lajmet e fundit nga