LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin/ Pritet vendimi i Gjykatës

2023-02-07 11:19:00, Kronika CNA

Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin/ Pritet vendimi i Gjykatës

Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka folur dhe ka nxjerrë në pah disa sekrete të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Kjo e fundit akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

Klosi ndodhet aktualisht në spital, ndërsa gjykata do të marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish zyrtares, në orën 10:30.

Kujtojmë se Klosi ka pasur probleme shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë do i jepet aty.

Mësohet se avokati i saj Iliran Muho është paraqitur në spitalin e QSUT-së,  si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes.

Kujtojmë se në momentin kur pastruesja Rozeta Dobi është pyetur nga policia është shprehur se paratë e gjeturai janë dhënë nga ish zyrtarja Klosi për t’ia mbajtur./CNA.al

Lajmet e fundit nga