LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prindërit denoncojnë në polici zhdukjen e vajzave/ Tre të miturat gjenden në Tiranë

2023-01-22 22:24:00, Kronika CNA
Prindërit denoncojnë në polici zhdukjen e vajzave/ Tre të
Foto ilustruese

Tre vajza të mitura janë denoncuar se janë larguar pa një adresë nga prindërit e tyre në Maqellarë të Dibrës.

Blutë bëjnë me dije se denoncimi është bërë rreth orës 19.30, ndërsa pak orë më vonë janë gjetur në Tiranë tre vajzat.

Aktualisht, të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren në pyetje, në prani të psikologut, në komisariatin nr. 1 të Tiranës.

“Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30, në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit:

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

 Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat  janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga