LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia 'godet' call center-in në Shkodër/ Arrestohen administratori dhe menaxherja, e pësojnë edhe operatorët

2022-09-28 14:10:00, Kronika CNA
Policia 'godet' call center-in në Shkodër/ Arrestohen
Foto ilustruese

Policia ka goditur një call center në Shkodër, në sajë të operacionit policor të koduar “North Forex 4”.

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë administratori dhe menaxherja e një subjekti call center dhe janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tyre.

Konkretisht janë vënë në pranga shtetasit me iniciale:

J. P., 28 vjeç, banues në Vau i Dejës, administrator i subjektit, për veprat penale "Mashtrimi kompjuterik" kryer në bashkëpunimin dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale"; 

F. P., 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, D. Sh., shtetas izraelit, banues në Tiranë dhe L. Gj., 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", për shtetasit: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.  

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në subjektin call center, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 25 vjeç dhe S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

In cooperation with the Prosecutor's Office at the Shkodër Judicial District Court, investigations are continuing for the full documentation of this criminal activity.

Meanwhile, the materials were referred to the Prosecutor's Office at the Shkodër Judicial District Court, for further action./ BA - CNA.al

Lajmet e fundit nga