LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po peshkonte në liqenin e Fierzës/ Humb jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse 50-vjeçari

2023-03-26 19:20:00, Kronika CNA

Po peshkonte në liqenin e Fierzës/ Humb jetën nga shpërthimi

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse gjatë peshkimit.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Fierzës dhe bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. J banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe heton për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./CNA

Lajmet e fundit nga