LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas sherri në Elbasan/ 19-vjeçari godet me kaçavidë të riun

2022-08-11 19:47:00, Kronika CNA
Plas sherri në Elbasan/ 19-vjeçari godet me kaçavidë
Foto ilustruese

Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen "Emin Matraxhiu ", në Elbasan.

Mësohet se në ambientet e një lokali, i riu me iniciale E.B., 19 vjeç, ka goditur me kaçavidë shtetasin me iniciale A.A., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. - CNA.al

19:41 CRIME

U bllokuan në

Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...

Lajmet e fundit nga