LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagoset 40 vjeçari në Durrës/ Në kërkim atentatori

2022-12-02 07:50:00, Kronika CNA
Plagoset 40 vjeçari në Durrës/ Në kërkim atentatori
Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen "Nr 17" Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga