LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përshihet nga flakët një lokal në Memaliaj/ Digjet pjesërisht edhe banesa ngjitur

2023-01-23 22:16:00, Kronika CNA
Përshihet nga flakët një lokal në Memaliaj/ Digjet
Foto ilustruese

Një bar-lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliajt.

Bar-lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., banues në Memaliaj.

Sipas policisë, bar-lokali ka qenë i mbyllur në momentin e përfshirjes nga flakët. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të biznesit.

Për pasojë, fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Nërkaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga