LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit/ Plagosen drejtuesët e mjeteve

2023-01-24 15:49:00, Kronika CNA
Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit/ Plagosen drejtuesët
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit.

Mësohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J.A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D.M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar  në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanet e aksidentit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të pëërplasjes së dy makinave./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga