LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Organizonin lojëra fati/ Kapet pronari i një lokali në Tiranë, e pësojnë edhe 4 të tjerë

2022-09-26 09:04:00, Kronika CNA
Organizonin lojëra fati/ Kapet pronari i një lokali në
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, në sajë të operacionit policor të koduar "Table", për organizimin e lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Prush, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, blutë u vunë menjëherë në lëvizje.

Si rrjedhojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A. N., 33 vjeç, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjithashtu, në pranga janë vënë edhe shtetasit L. M., 55 vjeç, A. K., 29 vjeç, A. A., 38 vjeç dhe S. R., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Ndërkohë, personat tjerë janë konstatuar në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati, me anë të zareve. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga