LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për grabitje me armë/ Arrestohet 42-vjeçari nga Gjeorgjia që fshihej në Tiranë

2023-02-07 10:38:00, Kronika CNA

Në kërkim për grabitje me armë/ Arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte në kërkim për grabitje me armë.

Ai fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi.

Sipas policisë bëhet fjalë për kreun e një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Grupi kriminal, ushtronte aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara dhe të finalizuara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët dhe me shërbimet e DVP Tiranë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion për kapjen e kreut të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe me dhunë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Shërbimet e Fast Albania, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi, kanë lokalizuar në Tiranë,  një shtetas shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale "Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes", "Grupi kriminal" etj. Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin”, njofton Policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga