LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” 36-vjeçari në Tiranë/ Rreh babain e tij

2023-03-26 10:48:00, Kronika CNA
“Çmendet” 36-vjeçari në Tiranë/ Rreh babain
Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje denoncohen dita-ditës në polici. Një i tillë është denoncuar së fundmi në Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Blutë njoftojnë se shtetasi me iniciale D. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Si rrjedhojë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga 36-vjeçarin.

Materialet për këtë rast dhune iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga