LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtronin të huajt që të investonin në bursa/ Arrestohet administratori i call centerit, procedohen 4 punonjës

2023-01-28 12:50:00, Kronika CNA
Mashtronin të huajt që të investonin në bursa/ Arrestohet
Foto ilustruese

Finalizohet operacioni policor i koduar "Forex Infinit”, i cili ka goditur mashtrimet në call centera.

Blutë kanë vënë në pranga administratorin e një call centeri dhe ka proceduar penalisht 4 punonjës që mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Bëhet fjalë për administratorin me iniciale O. Q., 30 vjeç dhe punonjësit A. B., 23 vjeçe, A. H., 23 vjeçe, E. D., 32 vjeç dhe P. T., 25 vjeç, të pesë banues në Tiranë.

Të proceduarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga