LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakrimi me thikë në ish bllok/ Policia justifikohet pas tre ditësh

2023-01-24 13:55:00, Kronika CNA

Masakrimi me thikë në ish bllok/ Policia justifikohet pas tre

Një 40 vjeçar, i identifikuar si Eder Dorzi, është qëlluar me thikë nga dy persona, të cilët i janë afruar në tavolinë si miqtë e tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur të shtunën në ish Bllok.

Tre ditë pas ngjarjes ka reaguar edhe policia e cila justifilohet se ngjarja nuk u bë publike për arsye hetimore.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.

Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga