LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas këmbësorin dhe ikën nga vendngjarja/ Ndërron jetë i riu

2023-01-23 22:30:00, Kronika CNA
Makina përplas këmbësorin dhe ikën nga vendngjarja/
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:25, në unazën e qytetit të Elbasanit.

Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F.S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, raportohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga