LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë në pleh kimit/ Zbulohet sasia e drogës së kapur në Fier

2023-02-09 11:40:00, Kronika CNA

Kokainë në pleh kimit/ Zbulohet sasia e drogës së kapur

Ngarkesat me pleh kimik të ardhura nga Kolumbia, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e ish kryetarit të komunës Frakullit Viktor Çervanaku, janë skanuar nga ekspertiza.

Nga verifikimet paraprake ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Zenel Çervanaku  ishte porositësi i drogës, që vinte nga Kolumbia, me një ndalesë në Portin e Pireut në Greqi, e më pas u drejtua në Malin e Zi, në portin e Tivarit. 

Droga lëvizte nga njëri por në tjetrin në 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda së cilës fshihej rreth 485 kg kokainë, me vlerë dhjetëra milionë euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga