LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Karamuço zbërthen aksionin e DEA-s/ Si i përgjoi bosët e drogës përmes dritareve të hotelit në Dubai

2022-11-19 21:23:00, Kronika CNA
Karamuço zbërthen aksionin e DEA-s/ Si i përgjoi bosët e
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur sot për aksionin e DEA-s amerikane që vuri në pranga 4 kokat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Karamuço tregoi se ata u takuan në një hotel në Dubai, por u pikasën dhe u përgjuan nga xhamat me një teknologji të re.

Kjo, sipas tij bëri që të interceptohen planet e bosëve të drogës për 10 vitet e ardhshme dhe i dërgoi ato në qeli.

Ai tha në emisionin “Log” se pas këtij aksioni, hoteli u detyrua të ndërrojë xhamat që të mos përgjoheshin klientët nga institucionet e drejtësisë.

"Janë ndërruar dhe xhamat pas kësaj. Aty hoteli akuzoi organet ligjzbatuese, përfshirë dhe policinë se kishin futur teknikë përgjimi brenda hotelit duke shkelur privatësinë. Strukturat ekspozuan mjetet e përdorura për përgjim, që ishin përgjues parabolikë që janë me rreze lazer. Godisnin në xham dhe nëpërmjet vibrimit e çkodifikojnë atë që thuhet. Kjo ka ndodhur dhe me ‘Financial Times’ në Londër", u shpreh eksperti./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga