LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi me armë zjarri pronarin e një lokali në Korçë/ Agresori bie në prangat e policisë

2023-02-07 09:11:00, Kronika CNA

Kanosi me armë zjarri pronarin e një lokali në Korçë/

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri pronarin e lokalit, gjatë një konflikti midis tyre, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,  J. P., 49 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".  

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri një 50-vjeçar, në lokalin e këtij të fundit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 49-vjeçarit J. P., u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /CNA.al   

Kanosi me armë zjarri pronarin e një lokali në Korçë/

Lajmet e fundit nga