LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për drogë/ Kapet 50-vjeçari në Vlorë

2022-12-01 16:16:00, Kronika CNA
I shpallur në kërkim për drogë/ Kapet 50-vjeçari
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka kapur dhë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve.

Bëhet fjalë për shtetasin Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga