LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi në Kosovë/ Avokati: Vrasësin e pret burg i përjetshëm

2022-12-02 09:40:00, Kronika CNA

Krimi në Kosovë/ Avokati: Vrasësin e pret burg i
Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në Kosovë, ishte një ngjarje tragjike e cila solli dhe reagimin qytetarëve të cilët u ngritën në protestë kundër policisë dhe qeverisë së Kosovës.

Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar  se Sokol Halili autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, nuk do të mund t’i shpëtoj burgut.

Vishaj ka shtuar se Halili nuk do të mund të fshihet për shumë gjatë, dhe  për krimin që ka kryer e pret burgimi i përjetshëm.

“Nuk ka rëndësi, ai mund të fshihet për 1 ditë, 1 muaj, 2 muaj, por çelësat e burgut e presin dhe ka një dënim shumë të ashpër deri në burgim të përjetshëm,” – u shpreh.

Saimir Vishaj në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ka pohuar se ngjarje të tilla të hidhura ndodhin shpesh edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, por ajo çfarë është e pafalshme është se pasi gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes, viktima është e detyruar që të çojë vet urdhrin e mbrojtjes në polici./CNA.al

Lajmet e fundit nga