LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb kontrollin e makinës/ Plagoset shoferi në Bilisht

2022-11-24 19:37:00, Kronika CNA
Humb kontrollin e makinës/ Plagoset shoferi në Bilisht
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë.

Shtetasi me iniciale M. Gj., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi M. Gj., i cili u dërgua në Spitalin e Bilishtit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga