LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmimi i banorëve në Bulqizë/ Reagon policia: Kemi nisur hetimet, nuk morëm njoftim

2023-06-03 19:30:00, Kronika CNA
Helmimi i banorëve në Bulqizë/ Reagon policia: Kemi nisur
Foto ilustruese

Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit me shenja helmimi.

Sipas bluve, në qendrën shëndetësore Gjoricë, përgjatë 2 ditëve, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës.

Policia njofton se është ngritur Grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së dhe po vijon puna për sqarimin e rrethanave.

“Në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi. Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, thuhet në njoftim e Policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga