LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë punonjësi i Bashkisë Fier/ Dyshimet e para

2023-02-08 18:48:00, Kronika CNA

Gjendet i pajetë punonjësi i Bashkisë Fier/ Dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet të Fierit.

Personi i pajetë është identifikuar si shtetasi me iniciale E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga