LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë një person në Pukë

2023-01-25 18:46:00, Kronika CNA
Gjendet i pajetë një person në Pukë
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë, në Pukë.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale V.K., 41 vjeç, nga Fierza, por me banim në Durrës.

Që prej 20 janarit, ai kishte humbur kontaktte me familjen, e cila ishte vënë në kërkim të tij.

Paraprakisht, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga