LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdhi nga Anglia me 15 mijë paund/ 26-vjeçaren ‘e gjen belaja’ në Rinas

2022-11-22 17:32:00, Kronika CNA
Erdhi nga Anglia me 15 mijë paund/ 26-vjeçaren ‘e gjen
Paratë e sekuestruara

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në aeroportin e Rinasit, ku është proceduar penalisht një vajzë.

Mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases me iniciale E.S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së saj, janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të 26-vjeçares, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga