LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i Briken Sanajt/ Zbulohet vendodhja e autorit

2022-11-17 09:51:00, Kronika CNA
Ekzekutimi i Briken Sanajt/ Zbulohet vendodhja e autorit
Briken Sanaj

Është identifikuar autori i vrasjes së 39-vjeçarit Briken Sanaj tek Kodrat e Diellit.

Raportohet se autori është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ai është larguar jashtë Shqipërisë, drejt Belgjikës.

Kujtojmë se krimi ka ndodhur mbrëmjen e 31 tetorit.

Autorët dyshohet se kanë qenë në një tjetër makinë, në kohën që kanë qëlluar Sanajn, i cili sapo kishte dalë nga garazhi ku kishte lënë makinën.

39-vjeçari ka marrë tre plumba dhe është dërguar në spital nga shoku i tij me një makinë tip 'Audi', por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ai kishte më shumë se një vit që ishte rezident te 'Kodra e Diellit', ndërsa nga rojet njihej edhe me emrin si Anton Gjini.

Policia aso kohe njoftoi se në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet tip 'Benz', me targa 'AA777GY',  që dyshohet se u përket autorëve.

Targat e makinës tip 'Benz' rezultojnë të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur edhe armë tip kallashnikov./CNA.al

Lajmet e fundit nga