LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E akuzuar si spiune/ Flet Svetlana Timofeeva: Policia të më gjejë prova

2023-05-28 22:31:00, Kronika CNA

E akuzuar si spiune/ Flet Svetlana Timofeeva: Policia të më gjejë

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj për spiunazh.

Rusja ka përsëritur në gjuhën shqipe dhe gjuhën ruse se nuk është spiune dhe se policia duhet të gjejë prova për akuzat.

Ajo ka deklaruar për gazetaren Anila Hoxha se është blogere prej 15 vitesh dhe ka një blog të saj, ku shkruan dhe publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

“Është hobi im prej 20 vitesh, jo vetëm për të bërë fotografi të këtyre vendeve por edhe për të mësuar historinë e vendeve që vizitoj dhe të marr kontentin e tyre. Kam qenë në 33 shtete, në gati gjithë Evropën, në Japoni dhe në disa ishuj në Azi pra në shumë vende.

Unë kam prova që jam fotografe, jam blogere, jam udhëtare. Ata duhet të sjellin prova që unë jam spiune. Nëse policia thotë që jam spiune, ata duhet ti gjejnë provat që unë jam spiune”, ka theksuar Timofeeva.

Kujtojmë se Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht 2022, bashkë me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin nga Rusia dhe Fedir Alpatov nga Ukraina.

3 shtetasit e huaj u vunë në pranga pasi tentuan të hynin në mjediset e ish-uzinës së armëve në Gramsh dhe sulmuan rojet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga