LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dubai, “parajsa” e kriminelëve/ Si pastroheshin paratë nëpërmjet “Hawalandar”

2023-02-08 23:06:00, Kronika CNA
Dubai, “parajsa” e kriminelëve/ Si pastroheshin paratë
Foto ilustruese

Dubai njihet si vendi ku fshihet kokat e krimit që duan t’i shpëtojnë drejtësisë e këtë ia mundëson mungesa e marrëveshjes së ekstradimit.

Një nga personat e parë që zbuluan mundësitë që ofronte Dubai për krimin ishte lordi britanik i drogës, Robert Dawes, i cili renditej nga Europol në dhjetëshen e parë të bosëve më me ndikim në Evropë.

Deri në vitin 1999, Robert Dawes shfrytëzonte bregun jugor të Spanjës për transportin e kanabisit, amfetaminave dhe kokainës, duke shkuar nga Maroku në drejtim të Holandës dhe më pas në të gjithë Evropën.

Duke cituar agjencite europiane ligjzbatuese, Klodiana Lala tregoi në emisionin e parë mënyrën se si bosi britanik pastronte paratë.

Sipas saj, ai kishte krijuar dy biznese të fuqishme, falë edhe një sistemi bankar të nëndheshëm të quajtur Hawala (HaUala) dhe nëpërmjet tij transferonte paratë e tij në të gjithë botën.

Transferimi nuk bëhej me letra, por me një kod që e posedonin persona të quajtur hawaladar (HaUaladar).

Sistemi banker lulëzoi deri në vitin 2021, kur hawaladarëve iu kërkua të regjistrojnë zyrtarisht punën e tyre si ndërmjetës.

Gjatë kësaj kohe Dawes ndodhej në burg, pasi ishte arrestuar në vitin 2008 në Dubai. Mendohet se ai përdori ligjet e vjetëruara financiare në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shmangur ekstradimin dhe për afro tri vite e drejtoi aktivitetin e tij nga qelia luksoze në Dubai.

Tashmë, prej 22 vitesh, bosi britanik i drogës vazhdon të vuajë në një burg në Paris pasi u largua fshehurazi nga Dubai.

Autoritetet ligjzbatuese në Evropë besojnë se sistemi i transferimit të parave Hawala është një nga arsyet përse Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të jenë një vend kaq tërheqës për kriminelët edhe në ditët e sotme./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga