LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga krimi makabër në Gramsh/ Si i vrau 80-vjeçari bashkëshorten dhe vëllain me sëpatë

2023-01-27 18:15:00, Kronika CNA

Detaje nga krimi makabër në Gramsh/ Si i vrau 80-vjeçari

Policia ka zbardhur detaje nga krimi makabër në fshatin Tervol të Gramshit.

Bëjnë me dije se 80-vjeçari me iniciale Xh. S. vrau me sëpatë bashkëshorten e tij për motive të dobëta.

Më pas, autori ka shkuar në banesën e të vëllait, rreth 1 kilometër larg banesës së tij, dhe ka vrarë edhe atë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. – CNA.al

 

Lajmet e fundit nga