LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga aksidenti me një viktimë/ Të plagosur edhe dy persona

2023-01-24 18:27:00, Kronika CNA
Detaje nga aksidenti me një viktimë/ Të plagosur edhe dy persona
Foto ilustruese

Policia ka zbardhur detajennga aksidenti me një viktimë në Kurbin.

Blutë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes".

Konkretisht janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga