LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri plumbash ndaj Top Channel/ Artan Hoxha: Autorët kanë qëlluar nga një “Range Rover” me targa të vjedhura

2023-03-27 08:43:00, Kronika CNA
Breshëri plumbash ndaj Top Channel/ Artan Hoxha: Autorët kanë
Foto ilustruese

Pas mesnatës godina e Top Channel është qëlluar me breshëri plumbash.

Pas ngjarjes, gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan se autorët kanë qëlluar nga automjet tip "Range Rover" me targa të vjedhura.

Hoxha zbulon se ky mjet më pas është gjetur i shkrumbuar në Golem të Kavajës.

Policia ka sekuestruar rreth 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes.

“Barbaria e radhës…

Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…

Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rende ne oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me bresheri nga nje automjet tip “Range Rover', me targa të vjedhura.

Kola humbi jeten, para se te mberrinte ne spitalin e traumes ne Laprake, per te marre ndihmen mjeksore.

Mjeti i autoreve te krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, nje ore pas atentatit ne Mezes. Brenda ne mjet, u gjet dhe nje automatik AK-47, me te cilin dyshohet se eshte qelluar ne drejtim te fasades ballore te godines se Top Channel.

Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes.

Ngushellime familjes Kola…”, shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga