LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bosi i Cosa Nostras në pranga/ Kush e ka marrë drejtimin e mafias italiane?

2023-01-21 14:19:00, Kronika CNA

Bosi i Cosa Nostras në pranga/ Kush e ka marrë drejtimin e mafias

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e bosit të Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro

Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu  tha në Euroneës Albania se me arrestimin e superbosit, një tjetër person duhet të jetë zgjedhur me siguri në krye të kupolës së Cosa Notras.

Sipas tij emri i drejtuesit të ri nuk dihet ende, por me shumë gjasa mund të jetë një person i afërt me Matteo Messina Denaron, si p.sh. kunati, por mund të jetë edhe nga klani i korleonezëve.

Agalliu zbuloi se gjatë arrestimit Denaros iu gjetën dy telefona. Ndërkohë që në portofol mbante fotografinë e nipit të vdekur një vit më parë në aksident.

“Siç ka thënë dhe prokurori se kemi arrestuar numëin 1 të mafias, por kjo nuk do të thotë që kemi mposhtur mafian.

Struktura dhe kupola e Cosa Nostras drejtohet tashmë nga dikush tjetër, të cilin nuk e dimë se kush është.

Matteo Messina Denaro në momentin e arrestimit ka patur dy telefona celularë dhe në telefonin e tij është gjetur fotografia e nipit të tij të vdekur. Bëhet fjalë për Gaspare Alegra 37-vjeç që humbi jetën vjet në një aksident shumë të çuditshëm vitin e kaluar. Vetë Gaspere Alegra që ka qenë djali i motrës së Matteo Messina Denaro, ka qenë i proceduar për veprimtari të paligjshme të kumarit dhe lojërave të fatit.

Ndërkohë kunati i Matteo Messina Denaros, babai i Gaspera Alegra, ka qenë dhe njeriu më i afërt me të.  Por ende nuk e dimë ende se kush është pasardhësi i superbosit. Matteo Messina Denaro vepronte në zonën e Trappanit ndërkohë që edhe korleonezët vijojnë të kenë një peshë goxha të rëndë Brenda Cosa Nostras”, tha gazetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga