LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Benzi” përplaset me motorin/ Plagoset drejtuesi dhe djali 14-vjeçar

2022-08-10 19:57:00, Kronika CNA
“Benzi” përplaset me motorin/ Plagoset drejtuesi dhe djali
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

Mësohet se mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij  rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip "Benz", shtetasin B. Y., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga